Nexhmije Gori, është njëra nga kandidatët nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës për kryetar të Odës së Infermierëve, përcjell InLajmi.
Kandidatja tha se edhe 2 ditë e ndajnë nga momenti kur komunitetin më të madh shëndetësor që edhe për nga aspekti gjinor dominohet nga femrat, do ta udhëheqë një femër.
Më tej ajo premtoi se dyert e OIK do të jenë të hapura për gjithsecilin nga infermierët.
Postimi i plotë i saj:
Nuk do të premtoj, por do të bëj për Ju
Ka qenë kënaqësi e veçantë që këto ditë të takoj infermierë të shumtë dhe kolegë që pa rezervë po më mbështesin në garën për kryetare të OIK.
Një mbështetje kaq e madhe është obligim për mua që të mos premtoj, por të bëj për Ju.
Edhe dy ditë na ndajnë nga momenti kur komunitetin më të madh shëndetësor që edhe për nga aspekti gjinor dominohet nga femrat, do ta udhëheqë një femër.
Pa dyshim se dyertë e OIK do të jenë të hapura për gjithsecilin nga Ju, me besimin se planin që do ta shpalosë para Jush të hënën, do te jetë më i miri dhe më i avancuari.
Falëmnderit për mbështetje. Të hënën shihemi në fitore të sigurtë!
Me respekt
Nexhmije Gori /InLajmi/