Këngëtarja, Taylor Swift ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit 2022” për herë të 3-të, duke e bërë atë femrën më të dekoruar në historinë dhjetëvjeçare të çmimit, transmeton InLajmi.
33 vjeçarja, fitoi më parë çmimin e njëjtë në vitin 2014 dhe 2019.
Kthimi i Swift në krye të tabelës u “fuqizua” nga publikimi i albumit të saj “Midnights” në tetor 2022.
Pas publikimit, albumi theu menjëherë një varg rekordesh, duke përfshirë të bëhet albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme.
Pas saj në listën e këtij viti janë superyjet e K-pop BTS në numrin 2 dhe reperi kanadez Drake në numrin 3, shkruan Irish News.
Në vendin e 4 është reperi dhe këngëtari Bad Bunny ndërsa The Weeknd zë vendin e 5. /InLajmi/