Turqia dhe Siria janë lëkundur nga një tjetër tërmet i fortë, pasditen e së enjtes.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9, epiqendra ndodhet 18 kilometra në jug të Antakeisë, ndërsa thellësia fokale është 10 kilometra.
Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përcjell EO.
Provinca e Hatay, është një nga provincat më të prekura nga dy tërmetet vdekjeprurëse me qendër Kahramanmaras, të hënën e kaluar kanë ndodhur edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, me 3 minuta diferencë.