Të mërkurën në mbrëmje 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Ferizaj-Shtime, përcjell InLajmi.
Për vdekjen e 4 të rinjëve reagoi edhe lideri i AKR-së dhe njëherëshi biznesmeni i njohur kosovar, Bexhet Pacolli.
Pacolli u shprehu ngushëllime familjarëve të 4 viktimave të këtij aksidenti, ku dhe kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes në trafik.
Postimi i plotë i tij:
4 të rinj, katër djem që sot i mungojnë prindëreve, miqve dhe shtetit tonë. Arsimi, Arlindi, Mërgimi dhe Armendi të prehen në paqe. E familjeve ngushëllime.
I lutem secilit: Kujdes të shtuar në rrugë! /InLajmi/