Rrjeti i organizatave jo-qeveritare, AVONET ka dënuar gjuhën denigruese të përdorur në Kuvendin e Kosovës nga përfaqësuesit e popullit, përcjell InLajmi.
Sipas AVONET Kuvendi duhet të shërbej sai vend ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë e jo të shndërrohet në një vend të akuzave të ndërsjella.
Nga AVONET kërkuan që të merren masa të menjëhershme ndaj deputetëve që përdorin gjuhë jo parlamentare
Njoftimi i plotë nga AVNONET
Deklaratë për media
AVONET dënon gjuhën denigruese të përdorur në Kuvendin e Kosovës nga përfaqësuesit e popullit
Prishtinë, 23 shkurt 2023; AVONET ka monitoruar në vazhdimësi Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ka marrur pjesë në monitorim të seancave të mbajtura nga Kuvendi i Kosovës.
AVONET, edhe sot ka përcjellur me vëmendje seancën e mbajtur të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shpreh shqetësimin e thellë për nivelin e diskutimit parlamentar dhe përdorimin e gjuhës joparlamentare.
Duke qenë se Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë i vendit dhe njëherit duke qenë edhe organ legjislativ, duhet të shërbej si vend ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë e jo të shndërrohet në një vend të akuzave të ndërsjella.
AVONET e dënon gjuhën e përdorur nga ana e përfaqësueve të popullit, sepse Kuvendi si i tillë do të duhej të shërbente në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, e jo të shndërrohet në nje arenë të kërcënimit, fyerjeve dhe tentimit për të sulmuar gojarisht grupet paralamentare.
AVONET kërkon nga deputetët që të mos përdorin gjuhë denigruese dhe joparalamentare, por të zbatojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre që rrjedhin nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
AVONET, poashtu kërkon që të merren masa të menjëhershme ndaj deputetëve që përdorin gjuhë joparlamentare. /InLajmi/