Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me medalje presidenciale stafin e SHSKUK-së, përcjell InLajmi.
Nga SHSKUK njoftuan se kjo medalje erdhi pas menaxhimit të suksesshëm të pandemisë COVID-19.
Më tej SHSKUK deklaroi se stafi mjekësor gjatë pandemisë nuk kursyen as jetën e tyre.
Njoftimi i plotë nga SHSKUK:
Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve mbështetës, deri në rrezikim të jetës dhe shëndetit personal, bëri që Pandemia e Covid-19, të menaxhohet me sukses nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Me ç‘rast Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ndau mirënjohje “për kontribut të shquar dhe humanizmin e pashoq të treguar gjatë pandemisë Covid 19”, duke vlerësuar lartë ShSKUK-në, për meritat në menaxhim të suksesshëm të punës gjatë Pandemisë së Covid-19.
Me rastin e vlerësimit dhe pranimit të mirënjohës nga Presidentja, përkujtojmë mjekët dhe infermierët tanë që gjatë kujdesit për pacientë u infektuan me Covid-19, nuk kursyen as jetën e tyre, duke u flijuar për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me Covid-19. /InLajmi/