Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar veprën e atdhetarit Shaban Polluzha, i cili udhëhoqi rezistencën kundër forcave serbe në janar të vitit 1945 në Drenicë, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga PDK thonë se veprimaria e Shaban Polluzhës dhe rënia heroike e tij shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të veprimtarëve të çështjes kombëtare, që u angazhuan për liri dhe pavarësi.
Ndryshe, këtë të martë u shënua 78-vjetori i vdekjes së Shaban Polluzhës.
Postimi i plotë nga PDK:
78 vjet pa heroin Shaban Polluzha!
Sot kujtojmë dhe nderojmë veprën e atdhetarit që udhëhoqi rezistencën kundër forcave pushtuese serbe në janar dhe shkurt të vitit 1945, në trevën e Drenicës.
Aktiviteti i Shaban Polluzhës dhe rënia heroike e tij shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të veprimtarëve të çështjes kombëtare, që u angazhuan për liri dhe pavarësi.
Lavdi! /InLajmi/