Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli është i pakënaqur me punën e Qeverisë.
Por, ndër vërejtjet, Humolli përmendi edhe disa gjëra pozitive. Ndër to, e përmendi armatimin e FSK-së.
Kjo, sipas tij, ka bërë që Serbia “tani kërkon marrëveshje” me Kosovën, shkruan Gazeta Express.
“Serbia kërkon marrëveshje për shkak se e di që nuk ka gjasa me u ballafaqu ushtarakisht me shqiptarë”, tha Humolli.