4 persona, përfshirë 2 australianë, ishin në bordin e avionit Cessna 340 që u rrëzua në vullkanin Mount Mayon, transmeton InLajmi.
Punonjësit e shpëtimit në Filipine po ngjiten në një vullkan aktiv në një “operacion shumë të rrezikshëm” për të arritur tek rrënojat e një avioni të vogël që u rrëzua gjatë fundjavës me 4 persona në bord, thanë zyrtarët.
Të 4, përfshirë 2 australianë, po fluturonin me një aeroplan Cessna 340 kur u zhduk të shtunën në mëngjes pasi u ngrit për në Manila nga Aeroporti Ndërkombëtar Bicol në provincën qendrore të Albay, disa kilometra nga vullkani Mount Mayon.
Hetuesit e aviacionit civil në bordin e një fluturimi të martën konfirmuan se rrënojat e një avioni të pikasur pranë kraterit të vullkanit ishin Cessna e zhdukur, shkruan Aljazeera.
Nuk dihej nëse ka të mbijetuar. /InLajmi/