Ambasada e Norvegjisë në Kosovë do të mbyllë dyert e saj përgjithmonë në shtetin tonë me datë 31 korrik të këtij viti.
Aplikimet për vizë vizitori dhe leje qëndrimi në Norvegji trajtohen nga Ambasada Norvegjeze në Ankara, Turqi.
Të gjithë aplikantët tash e sa vjet dorëzojnë alikacionet e tyre përmes VFS Global në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Ambasadës Norvegjeze.
Përveç në Kosovë, Norvegjia do t’i mbyllë ambasadat edhe në vende të tjera.
Bëhet fjalë për ambasadat në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka), zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullata e Përgjithshme në Hjuston (SHBA), shkruan IndeksOnline.
Norvegjia aktualisht ka 101 misione diplomatike dhe konsullore. Shërbimi i Jashtëm Norvegjez përbëhet nga më shumë se 2600 punonjës. Rreth 800 prej tyre punojnë në Oslo, mbi 600 janë staf diplomatik dhe rreth 1200 janë staf të punësuar në vend, të rekrutuar drejtpërdrejt nga misionet jashtë vendit.