Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka komentuar takimet e rëndësishme që pati Serbia me SHBA-në në Konferencën e Sigurisë në Mynih, derisa këto takime mes SHBA-së dhe Kosovës nuk u panë, përcjell InLajmi.
Çitaku thekson se “Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova”.
Sipas Çitakut, liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’kanë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllin edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.
Nënkryetarja e PDK-së thotë se përfaqësuesit e Kosovës tashmë po sillen korridoreve për të shtrënguar ndonjë dorë, sikur të ishin turistë.
Postimi i plotë i saj:
Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së. Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura. /InLajmi/