Me rastin e përvjetorit të 15-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, përcjell InLajmi.
Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, kryeministri çek, Fiala, ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet e tij për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë.
Po ashtu për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE.
Më tej ai u shpreh i gatshëm për të zhvilluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet 2 vendeve. /InLajmi/