Një termet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.
Tërmeti ka goditur provincën Hatay të Turqisë, që ishte një prej provincave që u shkatërrua më së shumti edhe nga tërmeti i kaluar
Nuk dihet ende se cilat kanë qenë pasojat e goditjes së sotme, përcjell Reporteri.net.
Kujtojmë se tërmeti paraprak që goditi Turqinë e Sirinë në fillim të muajit shkurt, la mbi 40.000 të vdekur derisa me miliona të tjerë mbetën të pastrehë.