Klubet e Federatës së Notit protestuan para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në këtë federate, raporton InLajmi.
Kryetari i Federatës së Notit, Astrit Haliti, tha se janë injoruar nga ministri Çeku, pasi ky i fundit nuk i ka ftuar as në takim.
“Ne të gjitha dokumentet e mundshme ministrit ia kemi dorëzuar, edhe dokumentet e Kuvendit edhe kërkesat e tjera me shkrim të secilit klub, domethënë krejt procedurat edhe procedurat ligjore i kemi ndjek, tash ministri po dojka me e bë edhe një kërkesë dhe ne gjatë ditës së sotme do t’ia bëjmë atë kërkesë dhe do ta shohim se kur po dëshiron të na presë në takim”, tha Haliti.
Haliti njoftoi se do të bëjnë një kërkesë në Ministrinë e Kulturës për takim në mënyrë që t’i tregojnë për problemet e klubeve të notit.
“Ne sot do ta bëjmë edhe një kërkesë edhe të kqyrim deri kur ka afat me na u përgjigj në kërkesën që ia bëjmë për me na pritë në takim. Në qoftë se mendon që ne jemi që s’duhet me na prit atëherë besoj na e kthen një kërkesë që s’duhet me na prit dhe besoj problemi është që secili prej juve krejt dëmet që i keni në realitet ish dashtë me ia paraqit ministrit, nëse ministri ka ndonjë averzioni ndaj meje personalisht atëherë mundet mos me më prit mua në takim por duhet më iu pritë juve si klube”, tha Haliti. /InLajmi/