Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se që nga lansimi i platformës, mbi 2000 punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në superpuna, përcjell InLajmi.
Murati tregoi që grup-mosha 18-25 janë më të interesuar dhe më kërkues për punë.
Postim i plotë i Hekuran Muratit:
Që nga lansimi i platformës, mbi 2000 punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në superpuna!
Të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti.
Vegëza për regjistrim në superpuna /InLajmi/