Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet në Sao Paulo, Brazil, transmeton InLajmi.
Qeveria e shtetit Sao Paulo të dielën njoftoi se një 7-vjeçar ishte në mesin e të vdekurve.
Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë pasi njerëzit besohet se kanë mbetur të bllokuar në baltë dhe rrënoja, shkruan Nhk.News.
Fatkeqësia ndodhi mes festimeve të vazhdueshme të karnavaleve në Brazil. Qytete të shumta në Sao Paulo kanë anuluar festimet. /InLajmi/