Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 20-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ditën e diele janë zhvilluar 2 ndeshje mjaft interesante.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultat 2-1.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani barazoi 2-2 me skuadrën e Malishevës.
Pas ndeshjeve të dieles, skuadra e Ballkanit mbetet lidere në Superligën e Kosovës me 44 pikë, e ndjekur nga Drita me 41 pikë.
Gjilani renditet në vendin e 3 me 29 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e 4 me 27 pikë, përcjell IndeksOnline.
Në 3 pozitat e fundit renditen Drenica dhe Malisheva me nga 20 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 17 pikë.