Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se FSK ka realizuar ushtrim fushor në Mitroivicë, përcjell InLajmi.
Mehaj deklaroi se ky ushtrim është realizuar me municion real dhe ky ushtrim u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023.

Postimi i plotë i tij:

Vazhdojmë me validimin e njësive të këmbësorisë
Regjimenti i 3 i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar ushtrimin fushor në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, me municion real dhe me këtë rast ka bërë validimin e dy skuadrave të Kompanisë B.
Gjatë realizimit të këtij ushtrimi 2-javor, ushtarakët tanë janë aftësuar në qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitje të ekipit për manovrim me zjarr real, si dhe stërvitje të skuadrave me zjarr shkollor dhe atë real.
Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale. /InLajmi/