Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shfaqur me një rrëfim tejet personal duke treguar 2 momentet më të lumtura dhe ato më të vështira të jetës së tij.
Nga këto të fundit, ai ndau mes tjerash momentin kur i ishte djegur vetura familjare para banesës.
“Ai ishte një moment kur unë isha shumë i shqetësuar, kam pa rrezikun për degjenerimin politikë”, pohoi Krasniqi për T7.
Ai tregoi se veturën e djegur e përdorte bashkëshortja për obligimet familjare dhe kjo e bënte edhe më shqetësues këtë akt.




















