Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti kërkoi që personat që nuk ishin pjesë e luftës të mos flasin për UÇK-në, përcjell InLajmi.
Kjo sipas Dergutit ata I bëjnë vetëm dëm kur flasin për ta dhe luftën e tyre.
Ajo shtoi se ata që dikur i dolën zot atdheut me armë, një ditë do të mbrojnë dhe arsyetojnë luftën e tyre
Postimi i plotë i tij:
A ka mundësi që të mos flasin për UÇK-në ata që nuk ishin në luftë? Pavarësisht prej qëllimit që kanë, vetëm bëjnë dëm. Ata që e mbrojtën vendin me armë, do ta mbrojnë dhe arsyetojnë luftën e tyre të drejtë e çlirimtare. /InLajmi/