Janë bërë 7 vjet që kur u shua nga jeta shkrimtari i madh Umberto Eco, i njohur më së shumti për romanin e tij Emri i trëndafilit, transmeton InLajmi.
Emri i trëndafilit u bë një film në vitin 1986 me aktorin skocez Sean Connery.
Eco, i cili gjithashtu shkroi romanin Lavjerrësi i Foucault, vazhdoi të botojë vepra të reja.
Ai shkroi gjithashtu libra për fëmijë dhe kritikë letrare.
Eco dikur shkroi se “librat flasin gjithmonë për libra të tjerë, dhe çdo histori tregon një histori që tashmë është treguar”.
“Unë jam filozof”, citohet të ketë thënë ai. “Unë shkruaj romane vetëm në fundjavë”, shkruan BBC.
Umberto Eco ishte një prozator, kritik, filozof, semiotikan dhe profesor italian me peshë të madhe në letërsinë dhe kulturën europiane. /InLajmi/