Numri i të vdekurve nga cikloni Gabrielle në Zelandën e Re ka shkuar në 11 të dielën, transmeton InLajmi.
Mijëra njerëz raportohen të zhdukur një javë pasi stuhia goditi ishullin verior të vendit.
Cikloni goditi rajonin më verior të ishullit, duke shkaktuar një shkatërrim të gjerë. Kryeministri Chris Hipkins e ka quajtur Gabrielle fatkeqësinë më të madhe natyrore të këtij shekulli në Zelandën e Re.
Të dielën, policia tha se 2 persona të tjerë kishin vdekur në gjirin Hawkes, shkruan Reuters.
Në kryeqytetin Wellington raportohet se 6.431 njerëz janë të zhdukur. /InLajmi/