Kryeministri i Kosocës, Albin Kurti thotë se 15 vite pas pavarësisë, sipas tij, është dëshmuar se demokracia dhe rritja ekonomike mund të ecin paralelisht.
“Kosova nuk është një vend i madh, por është shembull se rritja ekonomike dhe demokracia mund të ecin paralelisht. Në vitin 2022 kemi shënuar rritje 4% dhe eksportet janë rritur me 23% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat nga taksat janë rritur me 22%, efekt i luftës kundër korrupsionit që kemi ndërmarrë. Kemi kryer 850 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në indeksin e Transparency International, ne kemi fituar 20 vende në 2 vjet [midis 2020 dhe 2022]”,thotë Kurti.
Kurti flet edhe për ikjet jashtë shtetit të të rinjve. Madje thotë se përderisa disa ikin, të tjerë kthehen. Si shembull ai merr 2 ministrat e tij, Armend Mehajn e Rifat Latifin, që edhe ashtu më nuk është ministër.
“Disa largohen, por të tjerët kthehen. 2 nga ministrat e mi janë kthyer nga jashtë. Dhe unë përpiqem të kthej të diplomuarit në institucionet e vendit me njohuri të fituara në vendet perëndimore. Një e 3-ta e kosovarëve nuk banojnë në vend; kontributi financiar i diasporës përfaqëson 20% BPV. Është e madhe”, tha Kurti pë La Monde.
I pari i qeverisë pyetet edhe se a rrezikon eksod, në qoftë se Kosovës i hiqen vizat në janar të 2024-ës, transmeton lajmi.net.
“Nuk e besoj. Njerëzit që duan të largohen tashmë po e bëjnë këtë. Ajo që është e padrejtë është se ata duhet të paguajnë [vizën e tyre] për ta bërë këtë”, thotë Kurti.