Menjëherë pas aktiviteve të zhvilluara për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Gjermani, përcjell InLajmi.
Kurti tashmë ka bërë të ditur se i ka filluar takimet në Mynih të Gjermanisë, në kuadër të Konferencës së Sigurisë.
Së pari Kurti ka takuar, presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basse.
Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova po ndërmerr një seri investimesh infrastrukturore që do të krijojnë vende të reja pune./InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1626865314674737152