Të premtën u shënuar 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, i gjithë populli kosovar festoi mes emocionesh, përcjell InLajmi.
Krerët shtetëror dhe ata ndërkombëtar mbajtën fjalime në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, por rrallë kujt i ranë ndërmend ish-luftëtarët që po mbahen në Hagë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar atyre që nuk përmenden krerët e UÇK-së në fjalimet e tyre në Ditën e Pavarësisë.
Hoxhaj u shpreh se kjo sjellje është zemërngusht ndaj atyre me të cilët lidhet historikisht shpallja e pavarësisë.
Postimi i plotë i tij:
Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.
” Kjo i shkon sjelles së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t’ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!”/InLajmi/