Të dhënat u morën nga sateliti Sentinel-1A i Bashkimit Evropian teksa kalonte nga veriu në jug mbi Turqinë në një gjatësi prej 700 km.
Studiuesit përdorin teknikën e interferometrisë për të krahasuar pamjet “para” dhe “pas”. Ngjyrat e kuqe përshkruajnë lëvizjen drejt satelitit që nga fluturimi i fundit mbi vend, ngjyrat blu regjistrojnë largimin nga anija kozmike.
Është shumë e qartë se si toka është deformuar përgjatë dhe pranë vijës së thyerjes së Anadollit Lindor. Si për tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi i pari të hënën ashtu edhe për ngjarjen me magnitudë 7.5 lëvizja është “në të majtë”.
Harta Sentinel do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë saktësisht se çfarë ndodhi të hënën dhe kjo njohuri do të krahasohet në modelet e tyre për mënyrën se si funksionojnë tërmetet në rajon dhe vlerësimet e rrezikut që autoritetet turke do të përdorin ndërsa planifikojnë rimëkëmbje