Qytetarë të shumtë këtë të premte po urojnë e festojnë përvjetorin e 15 të pavarësisë së Kosovës, shkruan InLajmi.
Përveç qytetarëve këtë festë e uruan edhe disa nga personazhet publike që me projektet e tyre po e bëjnë krenar shtetin e Kosovës.
Listën e personazheve publike që e uruan përvjetorin e 15 e fillojmë me artistin Yll Limani.
Ylli uroi popullin e Kosovës me një mesazh të veçantë, “Urime 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës” tha ai.
Edhe fituesi i sezones së parë të spektaklit “Big Brother Albania Vip” Ilir Shaqiri uroi shqiptarët, “Gëzuar Kosovë”, deklaroi ai.
Një urim tjetër erdhi edhe nga rep-artisti më i komentuar kohëve të fundit, Gramos Aliu- Getinjo, “Urime Pavarësia Kosovë!”, tha ai.
Një urim për përvjetorin e shtetësisë së Kosovës nuk mungoi as nga aktori Fatmir Spahiu.
E listën e përmbyllim me artisten shqiptare me famë botërore Rita Ora e cila uron Kosovën në 15 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa premtoi se do ta përfaqësoj gjithmonë Kosovën si shtet. /InLajmi/