Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka postuar një foto nga Kuvendi i Kosovës, ku e vendosi emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit, e të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Ai që nuk e vlerëson dhe respekton sakrificën e popullit të vet, nuk e meriton lirinë, përcjell InLajmi.
Ajo u shpreh falënderuese ndaj UÇK-së.
Ndryshe, këtë të premte është duke u mbajtur seanca solemne të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Ai qe nuk e vlerëson e respekton sakrificës e popullit të vet, nuk e meriton LIRINË!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
PËRJETËSISHT FALEMINDERIT UÇK! /InLajmi/