Një vajzë adoleshente është shpëtuar 248 orë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar në Turqi, transmeton InLajmi.
17-vjeçarja Aleyna Olmez u nxor nga rrënojat në Kahramanmaraş, një qytet jugor pranë epiqendrës.
Xhaxhai i saj i përlotur u tha shpëtimtarëve “nuk do t’ju harrojmë kurrë”, ndërsa i përqafoi një nga një.
Aleyna mbijetoi, e plagosur dhe në kushte të motit të ftohtë, për 10 ditë. Por shpëtimet si ajo po bëhen gjithnjë e më të rralla, shkruan BBC.
Më shumë se 41.000 njerëz kanë vdekur në Tukey dhe Sirinë fqinje nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë. Asnjë vend nuk ka treguar se sa njerëz janë ende të zhdukur. /InLajmi/