Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Meta thotë se Shqipëria është krenare me përparimin e Kosovës në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues.
Ish-presidenti thekson se Kosova është kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin.
Postimi i plotë i tij:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! 🇦🇱❤️🇽🇰
Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin!
Urimet më të përzemërta! /InLajmi/