I pari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci uroi përvjetorin e 15 të pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Lladrovci deklaroi se është i paharruar kujtimi për të gjithë kontribuesit e Pavarësisë, ndërsa nderim i veçantë për drejtuesit e UÇK-së.
Më tej ai shtoi se rruga e Pavarësisë ishte me plotë sakrifica, por populli i Kosovës ia doli.
Postimi i plotë i tij:
Me familje të dëshmorëve, i ftuar në Kuvend, ku para 15 vjetëve u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës.
I paharruar është kujtimi për të gjithë kontribuesit e Pavarësisë, nderim i veçantë për drejtuesit e UÇK-së që sot ndodhen padrejtësisht në Hagë, Hashimi, Kadriu, Jakupi e Rexha me shokë.
Rruga e Pavarësisë ishte me plotë sakrifica, por ia dolëm.
Urime, gëzuar! /InLajmi/