Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës ka thënë se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës e sakrificës, por kjo duhet të vazhdojë të rritet përmes punës, raporton InLajmi.
“Simbolikisht kemi vendosur ta hapim këtë ditë jo me ceremoni, por me mbledhje sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se te puna e festave në vendin tonë duhet të shkojmë gjithmonë bashkë. Pavarësia e jonë u arrit përmes luftës e sakrificës, por pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës, jo përmes rrugëve të shkurtëra që premtohen nga njerëz joseriozë”, tha Kurti.
Kurti tha se në këtë 15-vjetor duhet t’ia kujtojmë njëri-tjetrit se detyra kryesore është që në 5 vitet e ardhshme të shumëfishohen arsyet që të rinjtë të zgjedhin vendin tonë për të jetuar.
“Në këtë fest të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duhet të ia kujtojmë vetes se detyrë jona kryesore është që kur të vijë 20-vjetori të jenë shumfishuar arsyet që të rinjtë tanë të zgjedhin Kosovën si vend të jetur. Qytetarë të Kosovës kjo është festa juaj”, tha ai. /InLajmi/