Sekretari Organizativ i OVL-së së UÇK-së Faton Klinaku, ka postuar një foto të emblemës së UÇK-së, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Nëse nuk ia di vlerën lirisë, je duke bërë falsifikim të historisë”, e si duket kjo është kritikë e hapur ndaj udhëheqësve të shtetit, të cilët gjatë fjalimeve të tyre në Kuvend e çmuan rolin e UÇK-së, por pa u ndalur te figurat emblematike që udhëhoqën këta ushtarë, përcjell InLajmi.
Sipas tij, populli nuk është çliruar me fraza, por me luftë.
Ndryshe, ishte edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu që pati kritika pikërisht për këtë çështje.
Postimi i plotë i tij:
Nëse nuk ia di vlerën lirisë, je duke bërë falsifikim të historisë.
Populli nuk është çliruar me fraza, por me luftë. /InLajmi/