Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në seancës Solemne të Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka përkujtuar të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë duke thënë se lufta çlirimtare ishte e vështirë raporton InLajmi.
Abdixhiku solli kujtimet e tij që nga fëmijëria duke përmendur helmimet e nxënësve shqiptarë në pranverën e 1990-së, trajtimin e pabarabartë që i bëhej atij dhe shokëve të tij në shkollë nga sistemi i kohës dhe mbetjen e mësuesve pa paga.
I pari i LDK-së tha se Lufta dhe deri në ditë e sotme ishte e vështirë dhe lavdishme
“Le të kujtojmë sakrificën e Jasharajve dhe të gjithë atyre që ranë për këtë Pavarësi”
Ai shtoi se nuk duhet harruar 20.000 gra të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë
“Të kujtojmë 20.000 gra të dhunuara e të gjithë të keqtrajtuarit historik”
Ai ka kujtuar edhe sakrificën e Jasharajve edhe rënien e shumë dëshmorëve për lirinë e vendit, civilët e vrarë, gratë e dhunuara gjatë luftës, personat e pagjetur nga ajo kohë dhe të persekutuarit e të burgosurit /InLajmi/