Për përjetimet gjatë luftës dhe tash kohën pa ish-bashkëluftëtarët ka folur edhe Adem Grabovci.
Ai ka thënë se kënaqësia dhe nderi më i madh për të ka qenë kur për herë të parë ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e po ashtu edhe më shumë kënaqësi kur është rreshtuar përkrah ushtarëve me të cilët ka bashkudhëtuar siç janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Grabovci, pohon se këta për të kanë qenë dhe janë njerëz të fjalës, të besës dhe të përcaktimit drejt një qëllimi shumë fisnik që ishte çlirimi i vendit.
Pohon se gjatë luftës kanë pasur situata kur edhe i kanë numëruar sekondat e fundit të jetës.
“Gjatë rrugëtimit përballesh me vështirësi e me situata kur është në pyetje jeta apo vdekja dhe nuk janë raste të rralla kur ne së bashku me të gjithë shokët jemi përballur edhe ndoshta i kemi numërua edhe sekondat e fundit të përfundimit të jetës sonë, por asnjëherë në këto momente nuk e kemi ndier veten të dobësuar, i kemi buzëqesh njëri-tjetrit dhe ndoshta në mënyrë të heshtur edhe jemi përshëndet me këtë botë, megjithatë e drejta jonë na ka shpëtuar dhe ne kemi triumfuar në ato situata, kemi dalë fitimtar dhe kemi vazhdua rrugëtimin tonë”, është shprehur Grabovci, për Front Online.
Adem Grabovci, i ka përshkruar me disa fjalë ish-bashkëluftëtarët e tij, shkruan Front Online.
“Hashim Thaçi një njeri i fjalës, i besës me qëllime shumë të qarta, një gatishmëri për të dhënë çdo gjë nga vetja për vendin, për popullin, me një fjalë për çlirimin e vendit, një njeri i qartë ne veprime dhe në ndërtimin e strategjisë dhe vizionit të qartë për çlirimin e vendit…Edhe Jakup Krasniqi njeri shumë i dashur, po me të njëjtat virtyte dhe të përafërta si gjithë të tjerët edhe Krasniqi, edhe Veseli edhe Selimi, njerëz të mirëkuptimit, të fjalës, bashkëpunëtor shumë të mirë, shumë të zellshëm dhe mbi të gjitha të përkushtuar për të dhënë çdo gjë prej vetes së tyre që populli jonë dhe vendi jonë të gëzon atë që i takon, të jetojë i lirë, i qetë në vendin dhe trojet e veta”, ka thënë ai.