Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kanë uruar pavarësinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Në kuadër të fakteve intersante që ka ndarë tash e sa ditë, Krasniqi kësaj radhe vendosi të ndajë një fakt interesant edhe me Endritin.
Endriti tha se babai i tij, Thaçi, ishte 39 vjeçar kur shpalli pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Endriti dhe unë ua urojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve, kudo që jetoni. Por, po ashtu, Endriti ka një fakt interesant me e nda me ju për babain e tij, Hashim Thaçin. /InLajmi/