Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë, raporton InLajmi.
Begaj theksoi se Shqipëria është mbështetëse e integrimit euroatlantik të Kosovës.
“Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Kosovës në NATO, OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare. Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet dialogun. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori dhe as agresioni dhe as s’ka ndaluar aktivitetin e saj kundër njohjes së Kosovës. Angazhim i BE-së dhe SHBA-së është shprehje e qartë e rëndësisë që ka Kosova për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të gjithë rajonit. E kam të rëndësishme ta përshëndes këtë angazhim dhe vijimin e një dialogu të mirëndërtuar, me njohje të ndërsjellë”, tha Begaj.
Gjithashtu ai tha se brezave të rinj do t’u lihet bashkëjetsa në harmoni mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Këto sfida na kanë bërë të përplasemi përbrenda, pasi kemi pikëpamje të ndryshme. Si gjithnjë do të jemi një të bashkëndjejmë. Brezave të rinj do t’i lëmë bashkëjetesën në harmoni”, tha ai.