Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Abdixhiku thekson se ky rrugëtim i Kosovës duhet të vazhdojë edhe tash e tutje me përkushtim.
Tutje, ai thotë vlerëson lart kontributin e të gjithë atyre që dhanë shumë për shtetin tonë duke thënë “Të mirët tanë lartësuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin të barabartë mes popujve të lirë”.
Postimi i plotë i tij:
Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë.
Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme.
Urime dita e pavarësisë Kosovë!
Të paqim përgjithmonë!. /InLajmi/