• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

15 vjet histori, festime, emocione, trazira, çfarë ndodhi që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
17 February 2023
në KRYESORE
0 0
0
15 vjet histori, festime, emocione, trazira, çfarë ndodhi që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës?
0
SHPERNDARJE
57
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shumë dekadash vuajtje, tensionesh dhe luftërash, më 17 Shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, por edhe të dhimbshëm, sepse për t’u arritur ky ideal historik u derdh shumë gjak dhe u shuan shumë jetë, shkruan InLajmi.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklaratën e Pavarësisë e lexoi kryeministri Hashim Thaçi.

“Ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u bëri thirrje të gjitha vendeve në botë të përkrahin dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Do të mirëmbajmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, sidomos me Serbinë”, kishte thënë ai. Sejdiu nënvizoi se Këshilli Kushtetues do të fillojë përpunimin e Kushtetutës së Kosovës dhe të ligjeve të domosdoshme. Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi theksoi se nga data 17 shkurt 2008 historia e Ballkanit dhe e Evropës ndryshohet.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Të revoltuar nga shpallja e pavarësisë, serbët e Kosovës organizuan protesta të vazhdueshme, të cilat eskaluan në dhunë. Ata u vënë zjarrin 2 pikave doganore në kufirin verior të Kosovës me Serbinë. Protestat vazhduan çdo ditë. Serbët okupuan me dhunë edhe gjykatat në veri të Kosovës deri më 17 mars, datë kur policia ndërkombëtare të ndihmuara edhe nga forcat paqerujatëse i largojnë ata nga gjykatat.

Kosova e ftoi Bashkimin Evropian që të instalojë misionin e vet në vend për sundimin e ligjit, që do të quhej EULEX. Në të njëjtën kohë, pavarësia do të mbikëqyrej nga ndërkombëtarët edhe për një periudhë të caktuar.

Më 9 prill,2008 në Prishtinë hartohet Kushtetuta e Kosovës e cila vendin e shpall Republikë Parlamentare në kufijtë e saj ekzistues.

15 qeshor, kur Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën

Kuvendi i Kosovës vazhdoi punën me miratimin e ligjeve që parashihte pakoja e Marti Ahtisarit. Kjo vazhdoi deri më datën 15 qeshor, kur Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën.

Pasi Kosova kishte shpallur edhe zyrtarisht pavarësinë, kishte ardhur njohja e parë. Shteti i parë që e kishte njohur Kosovën ishte Republika e Kosta Rikës.

Shtetet e tjera që njohën Kosovën përveç Kosta Rikës ishin: SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

Pak më vonë, në korrik presidenti Sejdiu dhe kryeminsitri Thaçi realizuan vizitën më të rëndësishme ndonjëherë, duke u pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti George Bush, si konfirmim për përkrahjen e parezervë të Washingtonit për Kosovën.

Zyra Civile Ndërkombëtare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavarësisë. Pak ditë më vonë, një grup vendesh që njohën pavarësinë e saj themeluan Grupin Drejtues që do të mbikëqyrte shtetin e ri.

Më 9 dhjetor 2008, vendin e UNMIK e zuri misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Më 22 korrik 2010, pavarësia e Kosovës u pranua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Republika e Kosovës u bë vendi që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve, bazuar në Kushtetutën e shtetit.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë filloi më 8 mars 2011 në Bruksel, Belgjikë. Në fazën e parë të procesit, Edita Tahiri udhëhoqi delegacionin e Kosovës, Borko Stefanovic e udhëhoqi delegacionin e Serbisë, ndërkaq këshilltari Robert Cooper e lehtësoi këtë proces.

Dialogu filloi me tema teknike, të cilat kishin për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë. Në përgjithësi, periudha nga viti 2011 deri në 2013, shënoi procesin e dialogut teknik. Gjatë kësaj periudhe, u konkretizuan shumë marrëveshje të rëndësishme si: Marrëveshja për Librat e Gjendjes Civile (2011); Marrëveshja për Regjistrat Kadastral (2011); Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes (2011); Marrëveshja për IBM-in (2011); Marrëveshja për Njohjen e Diplomave (2011); Marrëveshja për Vulat Doganore (2011); Marrëveshja për Përfaqësimin dhe Bashkëpunimin Rajonal (2012); Marrëveshja për Mbledhjen e të Hyrave Doganore (2013); Marrëveshja për Telekomin (2013); dhe Marrëveshja për Energjinë (2013).

Këto bisedime teknike u pasuan nga ato në nivel kryeministrash, me mbajtjen e 4 raundeve të dialogut mes Thaçit e Daçiqit, si dhe një takimi mes presidentëve Jahjaga e Nikoliq.

Në Bruksel Kosova dhe Serbia diskutuan për telekomin, energjetikën, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, e çështje të tjera, por asnjëherë nuk arritën të vendosin në tavolinë një prej çështjeve më të ndjeshme në Kosovën e pasluftës, atë për të pagjeturit.

Megjithatë marrëveshjet e nënshkruara, Serbia asnjëherë nuk i zbatoi ato.

Para se të mbush 3 vjet shtet, shteti u trondit nga një raport ndërkombëtar, i cili përmban pretendime se njerëz të UÇK-së kishin kryer krime çnjerëzore.

Autor i raportit ishte senatori Dick Marty, ndërsa në janar të 2011-s dokumenti u aprovua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Kështu u kërkua që të krijohet Gjykata Speciale për krimet e luftës.

Më 22 korrik 2014, Kosova dhe Serbia arritën Konkluzionet mbi Heqjen e Barrikadës dhe Revitalizimin e Urës së Mitrovicës, në Bruksel. Qëllimi ishte revitalizimi dhe funksionalizimi i Urës, në funksion të lëvizjes së lirë.

Para kësaj marrëveshje, pjesa veriore e Mitrovicës ishte shndërruar në terren të incidenteve dhe tensioneve të shpeshta midis shqiptarëve dhe serbëve. Menjëherë pas ndërhyrjes së NATO-s në 1999, ura kryesore në Mitrovicë u bë simbol i ndarjes midis pjesës veriore dhe pjesës jugore të qytetit, duke shënuar ndarjen “de facto” në mes të shqiptarëve dhe serbëve, përgjatë lumit Ibër.

Më 25 gusht 2015, Kosova dhe Serbia, arritën marrëveshjen për hapjen e urës, përkatësisht Liria e Lëvizjes/Konkluzionet për Urën. Serbia ka pranuar, megjithatë, se përparimi në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është një parakusht për bisedimet e pranimit në BE brenda hapjes së negociatave të Kapitullit 35 në dhjetor 2015.

Pas kësaj ishte Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi, një marrëveshje diplomatike ndërmjet zonës kontestuese të Kosovës dhe Malit të Zi e cila u finalizua në vitin 2015 për kufijtë eventualë ndërmjet tyre. Negociatat diplomatike mes qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi u kritikuan ashpër nga të dyja palët. Marrëveshja u ratifikua nga të dyja qeveritë në vitin 2015 dhe u zbatua në mars 2018.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshime kushtetuese dhe aprovoi Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me mandat për të trajtuar krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të përmendura apo të ndërlidhura me raportin e senatorit Marty, por ishin organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët organizuan një protestë gjithëpopullore ku kundërshtuan themelimin e kësaj gjykate.

Dialogu u pezullua për një kohë kur në janar të vitit 2017, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u arrestua në Francë.

Pas Marrëveshjes së Brukselit, takimet mbahen rregullisht për të sjellë zbatimin e dispozitave në fusha të ndryshme. Por, dialogu u pezullua për një kohë kur në janar të vitit 2017, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u arrestua në Francë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Kuvendi i Kosovës aprovoi një rezolutë që e pezullonte dialogun deri në lirimin e tij. Pas lirimit të Haradinaj në prill të atij viti, takimet në kuadër të procesit të dialogut vazhduan. Nga nëntori i vitit 2018, procesi i dialogut u pezullua përsëri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës doganore prej 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia e Bosnja dhe Hercegovina si kundërpergjigjie ndaj fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Dialogu rifilloi me 12 korrik, 2020, me pjesëmarrjen e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë. Që atëherë dialogu ka vazhduar edhe me Qeverinë Kurti, e cila së fundi ka pranuar edhe propozimin franko-gjerman dhe shumicën e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

Me gjithë këto zhvillime, Kosova si pas shpalljes së pavarësisë ashtu edhe tani vazhdon të mbetet e izoluar, pa viza, pa integrim në organizata të mëdha ndërkombëtare e me ngecje në sigurimin e njohjeve të reja, me gjendje të rënduar ekonomike, çka edhe ka shuar shpresat e të rinjëve që jetën ta shohin në këtë vend. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Të dhënat për ecurinë e dialogut janë nxjerrë nga “The Dialogue”.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiKushtetuta e KosovesPavaresia e Kosoves
Postimi i mëparshëm

Festimet për Pavarësi fillojnë me ngritjen solemne të flamurit shtetëror

Postimi tjetër

Krasniqi viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Me mendje dhe zemër i kemi pranë!

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Krasniqi viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Me mendje dhe zemër i kemi pranë!

Krasniqi viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Me mendje dhe zemër i kemi pranë!

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu