Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri foli për 2 vjetorin e Qeverisjes Kurti, përcjell InLajmi.
Tahiri i AAK-së deklaroi se janë bë 2 vjet e 2 ditë, prej kur Qeveria, ka instaluar pasigurinë më të madhe që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Më tej ai tha se u fol shumë 2 vite rreth zhvillimit ekonomik, punësimit, por ajo që dimë tani , Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021.
Postimi i plotë i tij:
Sot, janë bë 2 vjet e 2 ditë, prej kur Qeveria, ka instaluar pasigurinë më të madhe që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, është instaluar dhe krijuar një pasiguri tek qytetarët e Kosovës në raport me sigurinë juridike të secilit person që punon në administratën shtetërore.
Duke i shtyrë përpara ligjet antikushtetuese, provizionet të cilat në esencë e dëmtojnë administratën shtetërore, është prek shtylla kurrizore, bazamenti i një shteti që është administrata shtetërore dhe shteti ligjor, duke e dëmtuar konsolidimin e demokracisë dhe mbikëqyrjen e demokracisë.
U fol shumë për 2 vite rreth zhvillimit ekonomik, punësimit, por ajo që dimë sot, Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021. Qytetarët e Kosovës duke e humbur shpresën në këtë Qeveri dhe këto institucione, kanë marrë rrugën e mërgimit, rrugën e ikjes, nga njerëzit që kërkojnë punë më të thjeshta, e për më keq, një numër i madh i profesionistëve, në veçanti në sektorin shëndetësor.
Duke mos mundur ta konceptojë zhvillimin, duke mos pasur asnjë investim të huaj tash e 2 vite, duke mos promovuar asnjë projekt kapital, asnjë rrugë, asnjë fabrikë, asnjë shkollë, duke thënë se do të bëjnë qindra çerdhe për fëmijë, banesa për çifte, Qeveria e Kosovës është kthyer një instancë, e cila vet numëron, diskuton dhe flet për 20 vitet e kaluara. Dëmi i shkaktuar është tepër i madh dhe është kolateral.
Tashmë njerëzit e vendit tonë, ndryshe nga premtimet e mëdha, nuk do të marrin as shërbimet bazike. Secili prej nesh e dimë që ballafaqimi me QKUK-në është ballafaqim i vetmuar, secili pacient/e kur të ballafaqohet më kërkesën për shërbim shëndetësor, ballafaqohet me fuqinë e vet personale. Nuk mund ta marrin as shërbimin më të thjeshtë që është në listën esenciale dhe gjithçka ka mbetur në dorën e personelit shëndetësor, i cili është jetim dhe i cili për 2 vite ende nuk ka mundur ta marrë pagën me rritje.
Rritja e kostos së jetesës e kombinuar me zhgënjimin nga mashtrimi dhe paperspektiva, do të rrisë apatinë dhe është duke e ulur çdo ditë pjesëmarrjen aktive të njerëzve në demokraci dhe politikbërje. Ky formacion që sot e udhëheqë Kosovën e ktheu shpresën në zhgënjim, sepse njerëzit mes durimit, për të ushqyer shpresat e tyre, me pranimin e një të vërtete zhgënjyese, kanë filluar të pajtohen me zhgënjimin dhe ta lëshojnë Kosovën
Është zhgënjimi i 51 % që do të dëshmojë se kjo ka qenë qeverisja më e dëmshme dhe më eksperimentale në vend. . /InLajmi/




















