Publicisti dhe shkrimtari Blerim Shala, ka folur rreth procesit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Shala tha se edhe pas pavarësisë, vendi ynë është përballur me vështirësi, siç është ajo e Dhomave të Specializuara.
Ai theksoi se me këtë rast lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e domosdoshme, shkruan KlanKosova.
“Neve na ndodhi rezoluta e Asamblesë së GJND-së, neve na ndodhi raporti i Dick Martyt. Tash në njerën anë merremi me pasojat e Dhomave të Specializuara, ne e kemi emrat e ish-figurave të shquara të UÇK-së. Faktikisht lufta e UÇK-së është dërguar në karantinë. Është bërë dyshimi i madh se çfare lufte kemi bërë? Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme”, tha Shala