Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, reagoi pas deklaratave të Haki Abazit për mostrat e Astrit Deharit, përcjell InLajmi.
Selmani kërkoi transparencë dhe hetim të pastër pasi sipas tij fshehja nuk kalon as mashtrimi.
Më tej ai kërkoi që incizimet të publikohen sa më parë dhe të hetohen nga prokuroria.
Postimi i plotë i tij:
Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!
Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.
Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.
Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.
Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!
Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri. /InLajmi/

















