Policia e Kosovës njoftoi se këtë të enjte ka ndodhur një rrahje në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit, përcjell InLajmi.
Policia njoftoi se ka dal në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar 2 persona ndërsa i 3 është në arrati.
Nga Policia më tej njoftuan se 2 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për tu proceduar më tej.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arrestohen 2 të dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë

Prishtinë, 16 shkurt 2023 ~ Sot rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, 2 nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i 3 është ende në arrati.
Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit;
– L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
– L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. /InLajmi/