Panelisti Sadri Ramabaja ka thënë se Serbia sot është më pro-perëndimore se sa një muaj më parë.
Ai thotë se këtë e ka vërejtur, ndërsa po ashtu komenton edhe zhvillimet e fundit në dialog.
“Nuk është se ka qenë gjithmonë shumë pro-ruse, pasi ka luajtur mirë në këto vija. Kam bërë studimet. Serbia sot është më pro-perëndimore se sa një muaj më parë”, tha ai.
Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit në Beograd, ku kishte protesta të dhunshme. Ramabaja pretendon se shteti fqinj i Kosovës është në prag të luftës civile.
“Duan që ta shtyjnë njohjen për 7-8 vite. Këtë e bëjnë pasi pastaj besojnë që do ta kenë më të lehtë. Por tani është tension i madh”, shkruan Gazeta Express.
“E shoh se në Serbi jemi në prag të luftës civile”, përfundoi ai