
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sonte ka njoftuar se Qeveria e Shqipërisë dhuron një milion euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Këtë vendim kryeministri shqiptar e bëri nëpërmjet një telefonate të drejtpërdrejtë në emision televiziv “Türkiye Një Zemër” në Kanal D, ku brenda disa orëve janë grumbulluar rreth 5 miliardë euro donacion për rajonet e goditura nga tërmeti më 6 shkurt.
“Turqia e ka mbështetur Shqipërinë në tërmetin e vitit 2019 dhe bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e njerëzve. Dëshira jonë do të ishte më e madhe që të ndihmojmë por këto janë mundësitë momentale”, ka deklaruar kryeministri Rama në orët e vona të mbrëmjes drejtpërdrejt në televizion. Aksioni po vazhdon.

Ndryshe, mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili prekën mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca turke, përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanlıurfa.