Kohëve të fundit është rritur presioni nga ndërkombëtaret për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, presion në këtë drejtim nuk po ka vetën Republika e Kosovës po në të njëjtën kohë edhe shteti serb, shkruan InLajmi.
Ndërkombëtarët ua dorëzuan liderëve shtetëror të Kosovës dhe Serbisë planin franko-gjerman, plan ky i cili nga Kosova është pranuar ndërsa janë kërkuar disa garanci ndërkombëtare që lidhen me zbatimin e planit në tërësi.
Por është shteti serb ai i cili ende nuk e pranon planin franko-gjerman, ndërkohë që kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
E nga ana tjetër është lidershipi kosovar ai i cili Asociacionin nuk e ka prioritet edhe përkundër presionit ndërkombëtarë.
Andaj themi me të drejtë se Kosova aktualisht gjendet në situatë të vështirë e po aq në situatë “kritike” gjendet edhe kryeministri Kurt i cili duhet të marrë një vendim të vështirë, të themeloi Asociacioni që gjithnjë e ka kundërshtuar si opozitë, apo ti thotë Jo Asociacionit e të heq dorë nga posti i kryeministrit.
Në lidhje më këtë Gazeta InLajmi ka kontaktuar me anëtaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina e cila ka thënë se në pikën në të cilën gjendet Kosova zbatimi i Marrëveshjes për Asociacionin është prioritet.
Sipas saj, Kosova nuk ka alternativ tjetër përveç themelimit të Asociacionit, pasi as kryeministri Kurti nuk ka ofruar zgjidhje tjetër.
Pantina tha se Kurti e ka me patjetër ta pranoi Asociacioni në të kundërtën do të duhet të heq dorë nga pozita e kryeministrit.
“Presioni ndërkombëtar po vie duke u rritur mbi të 2-ja palët edhe në atë kosovare edhe serbe, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani para arritjes së një marrëveshje përfundimtare e cila do siguronte edhe njohjen e Kosovës nga Serbia. Në pikën ku jemi tani, zbatimi i Marrëveshjes për Asociacionin është prioritet, sipas ndërkombëtarëve që ti hapet rrugë më pastaj planit franko – gjerman. Prandaj as pala kosovare nuk ka ndonjë alternative tjetër, përveç themelimit të Asociacionit pasi kryeministri Kurti nuk ka ofruar ndonjë alternative tjetër. Vetëm refuzimi i zbatimit të marrëveshjes pa ofruar një zgjidhje të re, nuk është alternative prandaj ai është i detyruar ose ta zbatoj atë ose të heq dorë nga pozita e kryeministrit”, tha Pantina për Gazetën InLajmi. Arjanita Osmanaj /InLajmi/