Njëri nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit në Kosovë, Mentor Zhdrella, ka përfunduar karrierën.
Lajmin për largimin nga sporti e ka bërë të ditur vet ai së fundmi.
Pas 20 vite karrierë me skuadrat si Hysi, Prishtina, Feronikikeli, Dukagjini e Keku, ka vendosur ti var këpucët transmeton IndeksaOnline.
Ai I falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e karrierës së tij të gjithë trajnerët, klubet ku ka luajtur, të gjithë bashkëlojtarët, fansat, anëtarët e familjes dhe miqtë.