Skuadra e Trabzonsporit luan sonte ndeshjen e parë të fazës eliminim/direkt në UEFA Conference League ndaj ekipit zvicran, FC Baselit.
Diçka interesante ndodhi sot në rrugët e qytetit turk. Tifozët e Fenerbahces, Galatasarayt e shumë skuadrave tjera u bën bashkë dhe pritet me qenë në stadium për ta përkrahur ekipin e Trabzonit.
Ky bashkim vjen për shkak të tërmetit që goditi para disa dite disa qytete të Turqisë duke lënë të vdekur një numër të madh njerëzish, shkruan Lajmi.net.
Ndeshja mes Trabzonsporit dhe Baselit zhvillohet nga ora 18 e 45.