Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka folur për ish-krerët e UÇK-së që mbahen në paraburgim në Hagë.
Thaçi tha se ish-krerët u morën padrejtësisht në Hagë, dhe se ata mbrojtën tokën e tyre.
Haxhi Thaçi tha se serbët i kallën të gjallë shqiptarët.
“I kanë marrë në burg padrejtësisht. Besoj se jemi të drejtë edhe s’kanë me na hupë të drejtën. Ma e randë është burgu. Po i marrin po i shtinë në burg, e po i lirojnë. Na po mërzitemi. Po më doket e padrejtë. Jo veç Hashimi, por po më dhimbsen krejt. Ushtria jonë ka luftuar në vendin e vetë. Në vend të huaj s’kanë dalë, por në vendine tyre. S’kanë ba kurgjo keq. Ata s’kanë lanë gja pa ba. 20 e kusur dhenë vet i kam pa që i kanë kallë të gjalla. Në mal jam kanë”, tha Thaçi.
“Për çka kam pa në luftë, se kam harru. Unë kam pa djemë ka 18-vjec e 20-vjec pa krye. Nana e baba në asfalt kanë ra qanej, edhe si kanë njoftë djemtë e tyre. Dy janë kanë vllazën. Qysh është kjo, a bënë njeri ashtu. Me i kallë gjanë, vraj pleqtë, gra e fëmijë, dhunue gratë, të paarmatosur të papërgatitur. Gjithmonë janë bërë luftërat dhe nuk i kanë prek robët. Kanë luftuar ballë për ballë. Serbët kanë mendu me na hjekë krejt prej këtuhit. Kanë ba boll, drejtësia nuk na është kthyer”, shktoi ai, shkruan Gazeta10
“Hashimi do të kthehet, nëse punon drejtësia. Jo vec ai, por krejt shoqnia. Me u mërzitë 2 po mërzitmi. Po kujtohet njeri. Kqyre, me kanë i ri njeri punon e kalon koha, por në pleqni jo. Tri paqeta duhan i pi në ditje. Vallain për qejf se pi. Po na vizitojnë shumë njerëz, faleminderit prej tyre. Po na hjekinn mërzin. Jam i kënaqun edhe Hashimit që poi shkojnë atje”, rrëfeu tutje Haxhi Thaçi.