Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë për medie ka deklaruar se ekzistojnë videoincizime për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, raporton InLajmi.

“Videoincizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatomimi brenda VV-së. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken këto mostra dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë gjë”, tha ai.
Ai tha se Prokuria duhet të marrë në pyetje Kurtin, Haxhiun, Mihajlin, Balajn, Barjamin për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.


“Ajo dje deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur që të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër sepse s’ka vendim nga GP për shkarkim, s’ka votim e vendim. Rrjedhimisht kjo e bën që ajo të lëshojë një të pavërtetë përderisa zonja Haxhiu duhet të jetë e përgjegjshme dhe me përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur në ministrinë që ajo drejton. Prokuroria duhet ta marrë në pyetje: Albin Kurti, Deona Mihajli, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj Bajrami”, tha Abazi. /InLajmi/


















